Çmimet e “kripura” të fruta-perimeve – Rrapaj liston arsyet pse paguajmë më shumë

E Enjte, 07 February 2019 19:11

Prej më shumë se dy muajsh, qytetarët janë përballur me çmime të rritura të disa produkteve bujqësore në tregje, duke bërë që shpenzimet e tyre për fruta-perime të jenë më të larta.

Në një intervistë për SCAN, Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, rendit disa nga shkaqet e këtij fenomeni, ku veçon kostot e larta të prodhimit dhe moslidhjen e fermerëve me tregjet.

I pyetur mbi efektet që kanë pasur apo do të sjellin ndryshimet fiskale në këtë çështje, Rrapaj nuk shpreh nota optimizmi, duke thënë se ulja e nivelit të rimbursimit në 6 për qind do të sjellë pasoja serioze për fermerët.

Sipas kreut të KASH masa tjetër e marrë për zerimin e TVSh-për inputet bujqësore, do ti ketë efektet vitin e ardhshëm.

Login to post comments