Studentët e Juridikut letër dekanit: "Shtyni sezonin akademik!"

Diel, 10 February 2019 12:57

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë, të cilët vijuan më gjatë se të tjerët protestën, kërkojnë shtyrjen e sezonit të provimeve.

Ata i kanë dërguar një letër dekanit Artan Hoxha, ku parashtrojnë kërkesat e tyre.

Mes tyre bie në sy kërkesa për të mos penalizuar studentët protestues.

Po ashtu studentët e Juridikut, nuk heqin dorë nga kërkesa për shfuqizimin e ligjit për Arsimin e Lartë.

Letra e studentëve

Kërkesë drejtuar dekanit Z.Artan Hoxha Ne studentët e Fakultetit të Drejtësisë kërkojmë:

-Shtyrje të sezonit akademik në përputhje me orët e humbura.

-Zëvendësimin e të gjitha orëve mësimore të humbura për shkak të protestës studentore.

-Shtyrje e afatit për dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursave studentore dhe për përgjysmimin e tarifave sipas VKM-ve.

-Mospenalizimin e studentëve protestues (me mungesa, etj.)

-Të adresoni në institucionin përkatës kërkesën për shfuqizimin e nenit 82 të “Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, nr. 80/2015.

-Ofrimin e praktikave për studentët e Fakultetit të Drejtësisë (në gjykata, burgje, parlament, etj) si dhe organizimin e gjyqeve simuluese brenda fakultetit mes studentëve.

Afati për kthimin e përgjigjes: 12/02/2019. 

Modifikuar më Diel, 10 February 2019 12:59
Login to post comments