Banorët e Zall Bastarit në protestë, kërkojnë urën që u premtoi Veliaj dhe qeveria

Diel, 10 February 2019 13:04

Banorët e Zall Bastarit në protestë pas mashtrimeve qeveritare e bashkiake për ndërtimin e një ure.

Njoftimin për këtë protestë të banorve të perifërisë së Tiranës e ka bëëe në facebook edhe anëtari i kryesisë së PD Jamarbër Malltezi i cili shkruan se “Ikën 3 vjet por ura nuk është ndërtuar ndonese taksat dhe tarifat u rritën”.

Ja postimi i tij i plotë:

Ne 2016 një çetë nga Tirana me deputetë e drejtorë, kamera e rregji shkuan ne Zall Bastar dhe i premtuan Urën që ndërkohë kish filluar ndërtimin. Iken 3 vjet por ura nuk është ndërtuar ndonëse taksat dhe tarifat u rritën. Çeta nuk u pa më aty. 

Sot në ora 11:00 do protestojnë banorët në Zall Bastar per mashtrimet nga bashkia e qeveria, për rritjen e taksave dhe mungesen e përspektives. Ftojnë këdo perfshi mediat e pavarura të vijnë vetë dhe filmojnë protesten e tyre, e me pas t’a pasqyrojnë qofte edhe me 1/4 e kohës që shfaqën kaseten e montuar në zyrat e bashkisë në 2016.

Më poshtë kemi videon e protestës së sotëshme të banorëve por edhe videon e inagurimit të punimeve nga kreu aktual i bashkisë…

Login to post comments