Kursi i këmbimit e TAP-i japin efekte te TVSH!

Tuesday, 12 February 2019 09:34

Vitit 2018 rezulton se nuk ka qenë një vit i mirë për të ardhurat në buxhetin e shtetit, të paktën kundrejt asaj që ishte parashikuar në fillim të tij. Për periudhën janar-nëntor 2018, rezulton se të ardhurat janë më të larta se në vitin 2017 por ka një mosrealizim të planit që ishte parashikuar për vitin 2018. Ky fakt pranohet edhe në Programin e Reformave Ekonomike 2019-2021, të publikuar në Fletoren Zyrtare ku rezulton se mosrealizimi më i madh është nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Akciza dhe Taksa Doganore.

TVSH

Sa i përket TVSH, gjatë 11 mujorit të 2018 janë realizuar 130.8 miliardë lekë ndërkohë që plani ishte për 133.4 miliardë lekë. Faktor kryesor që ka ndikuar negativisht vlerësohet se është luhatja e kursit të këmbimit por edhe rënia e të ardhurave nga importi i pajisjeve të projektit të gazsjellësit TAP.

“Performanca e të ardhurave nga TVSH në import u ndikua nga një serë faktorësh:

-Rënie e kursit të këmbimit të monedhave USD dhe EURO kundrejt monedhës vendase, përkatësisht në masën 10.2 % dhe 4.4 % ka dhënë efekte të ndjeshme negative në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja e importeve për të gjitha kategoritë e mallrave.

-Rënia e importit të energjisë elektrike si rezultat i rritjes së prodhimit vendas dhe disiplinimit të konsumit

-Rënia e të ardhurave nga importi i pajisjeve të projektit TAP si rezultat i përfundimit të importit të tubove dhe pajisjeve të tjera” shkruhet në Program.

Akciza

Edhe të ardhurat nga akciza rezultojnë me rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017 por me mosrealizim me atë që ishte planifikuar në vitin 2018. Gjatë 11 mujorit të 2018 të ardhurat nga akciza ishin 40.8 miliardë lekë ndërsa plani ishte për 44.5 miliardë lekë. Faktorët që kanë ndikuar negativisht vlerësohet se janë disa por një faktor i rëndësishëm që përmendet në raport është ulja me 940 milion lekë e importit të cigareve,që argumentohet se ka ardhur si rrjedhojë e uljes së konsumit.

Po ashtu, impakt negativ të të ardhurat vlerësohet se ka pasur edhe renta minerare ku argumentohet se janë eksportuar më pak minerale dhe çmimi i tyre është ulur në tregjet ndërkombëtare duke dhënë efektin negativ në arkën e shtetit.

 

Modifikuar më Tuesday, 12 February 2019 09:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...