Lleshaj dekonspiron planin e Ramës për palën e tretë në protestë

Tuesday, 12 February 2019 15:41

Në mënyrë të pazakontë sot Policia e Shtetit është përdorur kundër qytetarëve shqiptarë dhe opozitës. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, policia u bën apel politikanëve që të mos iu bëjnë thirrje qytetarëve të dalin në protestë me shqetësimin e vetëm që të mos tronditet karrikja e Edi Ramës. Po ashtu Policia e Shtetit gjoja me idenë për të ndarë shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri kërkon të frenojë uraganin qytetar që do të derdhet të shtunën në Tiranë. “Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë”, mbyllet reagimi i policisë. E gjitha kjo si presion ndaj qytetarëve që tashmë janë të vendosur të jenë përballë kryeministrisë.

Pyetja publike shtrohet për ministrin e brendshëm zotin Sandër Lleshi: Kush janë këta “aktorë të tretë”? Rusë, siç nënkuptohet kur thonë “aktor të tretë” apo mund të jenë forca të FRESH nën petkun e protestuesit, që të djegin kryeministrinë? Pse nuk i arrestoni “aktorët e tretë”, pasi duhet Policia, SHISH dhe prokuroria urgjent ti ndalojë këta “aktorë të tretë”?
Apo ka ndonjë skenar kryeministror që ta djegin vetë katin e parë të kryeministrisë dhe t’ia faturojnë opozitës?!

Modifikuar më Tuesday, 12 February 2019 18:56
Login to post comments