Nga Abdulla Diku
Pyjet janë sistemet më të larmishme tokësore të Tokës, të cilat mbajnë pjesë të larta të biodiversitetit tokësor. Ato janë thelbësore jo vetëm për mbijetesën e organizmave të shumtë, por nëpërmjet një sërë shërbimesh që ofrojnë në ekosistem - janë të domosdoshme për mirëqenien njerëzore. Megjithatë, pyjet, në shkallë globale, po shkatërrohen në një shkallë alarmante. Shpyllëzimi përbën formën më të dukshme të shkatërrimit të pyjeve, por menaxhimi intensiv i pyjeve mund të jetë po aq katastrofal. Politikat aktuale të menaxhimit dhe mjetet ekzistuese ligjore nuk sigurojnë mbrojtje të mjaftueshme për proçeset ekologjike dhe evolucionare në ekosistemet pyjore.
Konferenca ka dy qëllime kryesore;
- Së pari, për të theksuar nevojën urgjente për ruajtjen e pyjeve.
- Së dyti, për të theksuar gjithanshmërinë e kësaj çështjeje dhe rëndësinë vendimtare të ruajtjes së pyjeve natyrore në mbarë botën. Pyjet si të tilla janë të pazëvendësueshme: ato mbrojnë diversitetin e organizmave dhe proçeseve të specializuara, ofrojnë shërbime të vlefshme në ekosisteme dhe janë laboratorë të paçmuar në natyrë për shkencat ekologjike dhe evolucionare si dhe sigurojnë standarde të veçanta për shkencën e ruajtjes dhe pylltarinë moderne.
Në sesionin e IV të konferencës do të ketë një prezantim edhe për situatën e pyjeve në Shqipëri, dhe veçanërisht për pyjet e vjetër të Ahut.
Konferenca organizohet nga;
- Seksioni Europian i Shoqërisë për Biologji Konservuese dhe Universiteti i Varshavës
- Fakulteti i Shkencave Pyjore, Universiteti Suedez i Shkencave Bujqësore SLU
- Universiteti i Wroclaw (Poloni)
- Instituti i Ruajtjes së Natyrës, Akademia Polake e Shkencave