Veliaj mashtroi edhe ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës, jo më njerëzit e thjeshtë

E mërkurë, 13 February 2019 09:11

Ish-zëvendëskryeministri dhe deputeti aktual i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ramiz Kelmendi është 

Duket se mashtrimet e Erion Veliajt po dalin të gjitha. Tashmë ka dalë në skenë edhen skandali i Veliajt me ish-zëvendëskryeministrin dhe biznesmenin, Ramiz Kelmendin.

ky i fundit i ka thënë se toka të cilën ai ka paguar rreth 1.6 milion euro nuk ka probleme pronësie. Sipas tij, mungesa e transparencës dhe seriozitetit nga ana e Veliajt është një krim i organizuar mes Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenëve të ndryshëm, të cilët synojnë ti shkaktojnë dëme kompanisë së tij. Kelmendi ka akuzuar Veliajn se ka qenë mbështetës i investimit, deri në momentin që janë paguar 1.6 milionë euro për leje dhe taksën e infrastrukturës.
Por pas pagimit të shumës prej 1.6 milionë Eurosh nga firma e Kelmendit, Veliaj i ka kërkuar përfaqësuesit të biznesmenit kosovar, që toka ti falej bashkisë si formë dhurate dhe bashkë me investimin ajo tokë kushton 6.6 milionë euro.

Por, kur Erion Veliaj shkon deri atyre sa të mashtroi edhe një zëvendëskryeministër, imagjino se çfarë mund të bëjë me banorë si në rastin e Unazës së Re.

Megjithatë, duket se mashtrimet e tij po dalin në skenë të gjitha, dhe nuk do të jetë e lagët dita kur të hetohet për të gjitha.

/55News.al/

Modifikuar më E mërkurë, 13 February 2019 09:14
Login to post comments