S'ka kallxim për përdhunim!

E mërkurë, 13 February 2019 09:34

NGA YLLI DYLGJERI 

Kështu tha edhe Ministri i Brendshëm në TV. Pra mungon kallximi! Por polici "përdhunues" është ndaluar qysh mbrëmë! Eshtë në paraburgim!

Si i bëhet? Spo gjendet denoncuesi!
SHÇAB thotë se është pyetur 1 orë polici.
Por sërisht nuk ka provë! Nga ana tjetër polici i ndaluar thotë se "ma kanë marre videon nga telefoni, dhe nuk kam përdhunuar njeri". 
Atëherë si i bëhet? Pse mbahet polici i ndaluar? Nëse nuk ka kallxim, Ai duhet liruar, se ashtu 
do të mbahej edhe gazetari opinionist i Topi-t. Ju kujtohet?
Por jo! Gazetari është i lirë. "Isha në qef e në privacinë time"- u mbrojt aso kohe Ai. 
U bëmë lëmsh...Shtypi vazhdon e shkruan. Bilanci i kësaj zhurmë kaloi çdo parashikim: 1milion like, 200 mijë Meme, 500 mijë komente, etj, etj.Vazhdon zallamahia.Ndërkohë një video publikohet duke u tundur...dora!
Atëhere a ka zgjidhje? 
Unë them se po. Drejtohuni Platformës Bashkë qeverisëse! Nuk është provuar ende për kësi punësh Platforma! Drejtohuni asaj. Për 10 ditë na vjen pergjigja nga vajzat:
O polici është kodosh, o Ne jemi kokëbosh!

Login to post comments