Nis blerja e votave nga Edi Rama

E mërkurë, 13 February 2019 10:13

Tashmë të gjithë po e shohin që Edi Rama dhe gjithë Rilndja kanë nisur para kohe fushatën në të gjithë vendin me rastin e zgjedhjeve lokale të Qershorit. Por kjo është vetëm, ajo që duket. Blerja e votës dhe shantazhi me vendin e punës, duket se do të jetë sërish strategjia e mazhorancës, edhe në këto zgjedhje. Detaje për këtë fushatë të jashtëligjshme, ka dhënë edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook, denoncon se si janë ngarkuar punonjës të administratës, kryesisht mësues, punonjës të OSHEE-së, apo të bashkive për të mbledhur votat.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit:

Ka shumë njerëz që më shkruajnë në Inbox, ku raportojnë për mësues e punonjës OSHEE që po mbledhin kartat e identitetit nëpër fshatra.

 
 

Ky është sistemi i patronazhit elektoral, që Rilindja e mësoi nga modeli i Ergoganit, për kontrollin e votuesve në territor. Çdo punonjës shteti ka detyrë të markojë, ndjekë e bindë një numër të caktuar votuesish të votojnë qeverinë.

Kryetarët e punonjësit e bashkive veçanërisht janë të ngarkuar me këto detyra.

Ky është fillimi i proçesit të blerjes së votave dhe i korrupsionit elektoral.

Cilido që jep Kartën e Identitetit apo Pasaportën kuturu, njerëzve që nuk kanë punë me to, duhet të kuptojë se PO SHET VOTËN!

Po shet DEMOKRACINË!

Modifikuar më E mërkurë, 13 February 2019 10:39
Login to post comments