Kosova si shtet dhe kufijtë e saj, nuk guxojnë të preken dhe nuk do të preken, sepse nëse ka dikush që provon me i prek, do të reagon populli i vendit, sepse shqiptarët e Kosovës gjithmonë kur ka qenë kombi në rrezik, kanë ditur të reagojnë, luftojnë, sakrifikojnë dhe të fitojnë, tha për “SyriKosova” ish-kryenegociatorja Edita Tahiri. Sipas saj shqiptarët kanë përvojë 100 vjeqare në luftën për liri dhe pavarësi.
Në anën tjetër ish kryengociatorja, tha se po shihen disa manipulime, ku thuhet se s’ka problem nëse ndryshohet kufiri, sepse Kosova pastaj i bashkohet Shqiprisë.
Një Kosovë e coptuar e bashkuar me Shqiprinë i lë jashtë ende shqiptarët e Maqedonisë, Malit të zi, Kosovës Lindore e viseve tjera dhe ndodh tradhtia e re brenda nesh, sepse ne njëherë kemi pasur një ndarje në fillim të shekullit 20, ku mbeti një Shqipëri e vogël dhe të gjithë të tjerët mbetën jashtë.
“Ne as që guxojmë ta bëjmë këtë, pra nuk mund të kemi tradhëti edhe pse rrethanat ndërkombëtare e kanë përcaktuar dhe nuk guxojmë të bëjmë një rindarje brenda nesh edhe një herë”, tha Tahiri.
Ajo shton se nëse dikush po manipulon me këtë ide se Kosova po iu bashkojka Shqiprisë, atëherë çfarë i duhet njohja prej Serbisë, çfarë i duhet karriga në OKB, sepse me nuk është shtet. Nuk ka kurrfar kuptimi mënyra se si mbrohet opsioni për ndryshim kufijsh.
Për këtë arsye Kosova si shtet ka lindur nga lufta e përkrahja amerikane dhe evropiane dhe kjo është vërtetuar ndërkombtarisht nga GjND-ja.
Ky është fakt i kryer dhe duhet të ndodh procesi i integrimeve evropiane për gjashtë vendet dhe Serbisë duhet ti thuhet që ti ndal lojrat gjeopolitike me të cilën kërkon te sjell Rusinë në Ballkan.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili hapur tha që Rusia është duke destabilizuar Ballkanin dhe se ajo nuk është e vetme në këtë lojë, sepse e ka Serbinë partnere destabilizuese.
Problemi i Ballkanit është Serbia dhe prirja e politikat e saja janë gjithmonë për destabilizim dhe për hegjemoni, tha ish kryenegociatorja.