Për Ramos nuk ekzistojnë kufijtë, bëhet “mister 600” i Real Madridit

E mërkurë, 13 February 2019 15:35

Ajo nuk ishte një ditë e zakonshme për historinë e Real Madridit, më 31 gusht 2005, kur Florentino Perez nënshkroi me Sergio Ramos, i cili kishte shkëlqyer te Sevilla. Ai u bë mbrojtësi më i shtrenjtë ndonjëherë në futbollin spanjoll (27 milionë). "Galáctico y español" lexohej në kopertinën e ditës së nesërme të gazetës “As”, më 1 shtator, me Ramos protagonist.

Edhe faqja e 3 shtatorit ishte për të, në një vrojtim të asaj që do të ishte karriera e tij në “Bernabeu”. Në aeroport, gati për të udhëtuar me ekipin kombëtar për në Santander, Ramos foli për foton e “As” të 24 orëve më parë. "Nuk e pata të vështirë për ta kapur ëndrrën, sepse erdha në klubin e ëndrrave", - rrëfeu ai. Dhe, në moshën 19-vjeçare, ai nuk u kursye në ambicie: "Dua t’i fitoj të gjithë titujt e mundshëm

 

Ramos është lojtari i shtatë në numrin e ndeshjeve dhe i treti në titujt e fituar në "Bernabeu". Ky ka qenë produkti i rreth 13 viteve e gjysmë karrierë, plot gëzime e arritje sportive. “Palmaresi” personal i kapitenit të bardhë mbart sot për sot 4 Champions, 4 La Liga, 4 Botërorë Klubesh, 3 Superkupa Europiane, 3 Superkupa të Spanjës dhe 2 Kupa Mbreti.

Ai do të rrumbullakosë 600 ndeshje sonte, në “Johan Cruyff Arena”, aty ku në vitin 1998, Real Madridi e ka rifituar vrullin në Champions. Dhe atyre 20 trofeve të përmendur pak më lart, ju mund t’i shtoni edhe tre të tjerë me kombëtaren e Spanjës: dy Kampionate Europiane dhe Kupën e Botës. Pa llogaritur këtu çmimet e shumta individuale.

Lojtari i shtatë me më shumë ndeshje në historinë e klubit galaktik shtë vënë në ndjekje të paraardhësve të vet në këtë lloj klasifikimi: Hierro dhe Gento (601 ndeshje), Santillana (645), Sanchis (710), Casillas (725) dhe Raul (741). Një sfidë në kulmin e një lojtari plot karakter, për të cilin kufijtë nuk duket se ekzistojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...