U gjet e vrarë mes shkurreve, kunati i 49-vjeçares i dyshuari kryesor

E Enjte, 14 February 2019 13:32

I dyshuari kryesor për vrasjen e 49-vjeçares Lirie Xhepës trupi i së cilës u gjet pranë liqenit të Sharrës, është kunati i saj Dashamir Xhepa.

Mësohet se 49-vjeçarja ishte nëne  e dy djemve dhe kishte humbur bashkëshortin disa vite më parë.

Sakaq bëhet me dije se Lirie Xhepa ka qenë në konflikt të vazhdueshëm me njerëzit e burrit.

Xhepa dhe kunati i saj ishin fqinjë në lagjen 'Qershori' në Kombinat.

Dyshohet se gruaja është vrarë diku tjetër dhe është hedhur më tej pranë liqenit të Sharrës.

Trupi i pajetë i 49-vjeçares u gjet mëngjeisne  sotëm nëpër shkurret afër brehut të Liqenit të Sharrës.

  

Login to post comments