Presidenti Meta takon Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian

Premte, 15 February 2019 19:13

Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Presidenti Meta u takua me Presidentin e Armenisë, zotin Armen Sarkissian.

Presidenti Meta, duke iu referuar marrëdhënieve përgjithësisht të mira e lidhjeve të vjetra mes dy popujve, nënvizoi rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit midis dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e nxitjes dhe zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e nxitjes së kontakteve mes qytetarëve të dy vendeve dhe të bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe të Kaukazit.

“Kënaqësi të takoj në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian. Koha e duhur për të shtyrë përpara marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në aspektin ekonomik e tregtar. Lidhjet historike midis dy kombeve dhe kontaktet njerëzore, duhen promovuar e inkurajuar nga të dyja palët.”,- shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook për takimin.

Login to post comments