Policia e Shtetit bëhet qesharake/ Kush vjen nga Jugu drejt Tiranës, ti bjerë nga Elbasani

Premte, 15 February 2019 19:31

Në një kohë kur opozita po bën përgatitjet e fundit për protestën e nesërme dhe kur priten mijëra protestues nga e gjithë Shqipëria ti drejtohen Tiranës, Policia Rrugore i bën thirrje shoferëve nga Jugu i Shqipërisë të shmangin plotësisht kalimin nga autostrada Tiranë-Durrës, dhe të kalojë përmes aksit Rrogozhinë-Peqin-Elbasan dhe më pas përmes tunelit drejt Tiranës.

Policia Rrugore sugjeron edhe për kthimin të ndiqet i njëti itinerar.

NJOFTIM I POLICISË:

“Për shkak të punimeve në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës (autostrada), shërbimi i Policisë Rrugore, nisur nga kryerja e punimeve, iu sugjeron drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Jugut, kryesisht drejt Lushnjës, Beratit, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe zonave të tjera, për të mos u vonuar mund të zgjedhin si variant alternativ kalim nga Rruga e Elbasanit drejt Tunelit - Elbasan-Peqin Rrogozhinë-Jug.

Gjithashtu edhe drejtuesit e mjeteve që kthehen në Tiranë nga këto zona, për t'u kthyer më shpejt dhe për të evituar ngarkesën dhe vonesat drejt Tiranës mund të ndjekin këtë itinerar.

Në autostradë po vazhdojnë punimet nga kontraktori, ndërkohë që ka prezencë të shtuar të Policisë Rrugore.

Shërbimi i Policisë Rrugore kërkon mirëkuptimin që të respektohet në maksimum sistemi i sinjalizimit vertikal dhe horizontal i përkohshëm në këtë segment rrugor, me synim evitimin e bllokimeve dhe të aksidenteve të mundshme”.

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe Policinë e Shtetit se po tenton të bllokojë akset kryesore për të penguar protestuesit të mbërrijnë nesër në Tiranë para kryeministrisë.

Login to post comments