Breshëri kallashikovi, dy të ekzekutuar në Vlorë

Diel, 17 February 2019 13:04

Dy persona janë vrarë mesditën e sotme në Vlorë. Burimet nga vendi i ngjarjes thanë se janë dëgjuar dhjetëra krisma armësh. Sipas banorëve, janë qëlluar më shumë se 2 karrikarotë me fishekë. Nga informacionet e para dyshohet për dy të vdekur dhe një në gjendje të rëndë është transportuar në spital. Ende nuk ka informacione në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pranë Ujit të Ftohtë në qytetin bregdetar.

Dalin detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Mësohet se shënjestër e breshërive ka qenë një nga të fortët e Vlorës.

Bëhet fjalë për Armando Sulejmanin i njohur me nofkën ‘Çipuri’ (ne foton poshte).

Image

Ky i fundit njihet si pjesëtar i bandës së Gaxhait. Në këtë atentat kanë mbetur të vrarë dy persona të tjerë, kunati dhe miku i Çipurit’.

Viktimat janë identifikuar si Orest Rexho dhe A. Hasani.

Personi që ka mbetur i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa ka ngritur postblloqe në disa pika për kapjen e autor/it/ëve. Ndërkaq raportohet se autorët në ikje dogjën makinën në fshatin Shërisht. Nuk ka ende informacion zyrtar nga policia e Vlorës.

Modifikuar më Diel, 17 February 2019 13:39
Login to post comments