Ramush Haradinaj injoron keq Edi Ramën

Diel, 17 February 2019 13:44

Para parakalimit të trupave të FSK’së, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, janë takuar edhe njëherë liderët shtetërorë dhe mysafirë specialë e figura të rëndësishme.

Një moment interesant ka ndodhur derisa krerët e mysafirët po rehatoheshin në vendet e tyre pranë teatrit.

Kryeministri i Shqipërisë shfaqi interesim t’i zgjaste dorën Rifat Jasharit dhe Ramush Haradinajt, të cilët po ecnin bashkë.

Derisa Rifat Jashari u kthye dhe përshëndeti kryeministrin Rama, Haradinaj u kthye dhe vazhdoi për në vendin që i ishte rezervuar atij.

Nuk dihet nëse kryeministri Haradinaj deshi ta injorojë, ose thjeshtë e ka parë të parëndësishme përshëndetjen e serishme, sepse dy homologët kanë pasur rastin të takohen më herët në seancën solemne në Kuvend.

Mirëpo, dihet se raportet mes Ramës e Haradinajt së fundmi janë acaruar, për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ata kanë për korrigjimin e kufijve të Kosovës, cka Haradinaj e refuzon kategorikisht.

Kryeministri i Kosovës disa herë i ka bërë thirrje Ramës që të mos merret me punës e brendshme të Kosovës. /Express

Modifikuar më Diel, 17 February 2019 13:45
Login to post comments