Qytetarët flasin për 16 shkurtin: Shteti përdori lëndë helmuese

Hënë, 18 February 2019 08:32

Pas protestës së opozitës së bashkuar të shtunën, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe demonstruesve, qytetarët kanë shprehur mendimet e tyre në emisionin e mëngjesit të Bashkim Hoxhës ‘Koha për t’u zgjuar’.

Shumë prej qytetarëve në telefonatë e cilësojnë pozitive protestën e 16 shkurtit, ndërsa nuk kursejnë kritikat edhe për gazin e përdorur ndaj demostruesve. Një nga qytetarët e cilëson krim shtetëror përdorimin  e gazit.

Qytetari1: Ndoqa me vëmendje protestën. Për sa i përket protestuesve i falënderoj shumë për protestën që bënë. Më bëri përshtypje krimi shtetëror që përdori lëndë helmuese ndaj popullit të vet. Populli shqiptar është i vuajtur prej kohësh dhe sot iu vra shpresa dhe barra kryesore në lidhje me mendimin tim bie mbi shpinën e ndërkombëtare. Vetë ata e kanë deklaruar Shqipërinë si Kolumbia e parë në Evropë, e shumë e shumë gjëra të tjera. Më bëri përshtypje një deklaratë e Startak Braho që djali im është afruar me PS. Aq naiv i quan qytetarët e Durrës që të harrojnë  se ai terrorizoi bashkinë. Një veprim kriminal të djalit të Spartak Brahos.

Login to post comments