Banorët i bllokojnë rrugën Ramës në Lezhë

Tuesday, 19 February 2019 08:58

Dhjetëra qytetarë në Lezhë kanë dalë në rrugë, duke bllokuar superstradën. Ndërkohë që aty pritet të kalojë kryeministri Edi Rama për të shkuar në Pukë.

Qytetarët të mbështetur edhe nga opozita kanë ditë që kundërshtojnë qeverinë. Kulmi i protestës ishte me 16 shkurt kur opozita zhvilloi një protestë përpara kryeministrisë në Tiranë.

Ndërkohë ditën e enjte është njoftuar një tjetër protestë nga opozita, e cila një ditë më para njoftoi djegien e mandateve të saj.

Login to post comments