Mosmiratimi i buxhetit të bashkisë Prrenjas për vitin 2019 ka detyruar këtë të fundit të njoftojë mbylljen e kopshteve dhe çerdheve ditën e nesërme pasi nuk garantohet dot ushqimi për të vegjëlit. Një masë e tillë është pritur me protesta nga dhjetëra qytetarë dhe prindër.
Kryebashkiakja, Miranda Rira, për Ora News e cilëson këtë bllokim politik.
“Problemi i vetëm dhe i madh i kërtij miratimi ka qenë grupi socialist që ka bllokuar buxhetin në mënyrë të njëpasnjëshme.Sot ka pasur një mbledhje tjetër, një kërkesë nga pjesa tjetër e këshillit. Kjo gjë nuk ka ndodhur.Vetë Komisioni i Ekonomisë që duhet të mblidhet para këshillit nuk është mbledhur qëllimisht dhe pse është thirrur tre herë.Është bllokuar nga kryetari i komisionit që është njëkohësisht kryetari i PS-së Prrenjas. I dirigjuar nga deputetët e PS-së Belba dhe Balla.Gjendja është kaotike, admninistrata e paralizuar, kopshtet dhe çerdhet nuk kanë ushqim”.
Rira thotë se i janë drejtuar me shkresa të posaçme prefektit të qarkut, Kryeministrit, Këshillit bashkiak dhe gjithçka ka dështuar.
”Gjithçka ka dështuar.Gjithça është bllokuar vetëm për të krijuar këtë situatë kaotike tani disa muaj para zgjedhjeve lokale. Gjithçka është politike, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të kërkojmë mbylljen e kopshteve dhe çerdheve.Është turp dhe fatkeqësi që sot në Shqipëri bëhet politike me fëmijët e vegjël. Janë rreth 500 fëmijë”.