Opozita ka thirrur sot protestë para Kuvendit.Me dhjetëra qytetarë nga rrethet janë nisur prej orëve të para të mëngjesit drejt Tiranës me autobusë dhe mjete private.
Nga Shkodra, kryetari i PD-së, Xhevdet Amulli, tha se PD prej më shumë se dy vitesh i ka bërë apel PS me kryeministrin Rama në krye të ndërrojë kurs.
Amulli: Ka ardhur në pushtet me votat e vjedhura, po vjeç çdo ditë çdo gjë të këtij vendi. Protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e kësaj qeveri. Edhe sot do të marrin pjesë protestues nga e gjithë Shqipëria nga jugu në veri.Sot do të vërshojnë nga Shkodra mbi 5 persona me autobusa dhe mjete megjithëse autobusëve u është bërë presion duke u marrë patentat shoferëve, duke u bllokuar letrat dhe duke i gjobitur. Protestën popullore nuk mund ta ndalojnë me presione sepse kjo qeveri është në grahmat e fundit.
Ndërkohë një postobllok policie është vendosur në kufirin mes Shkodrës dhe Lezhës.
Edhe nga Lezha me dhjetëra qytetarë janë nisur me autobusë dhe mjete.
Në Berat, rreth orës 07:30 është bërë nisja e autobusëve nga selia blu. Autobusë, furgonë, por dhe mjete të vogla personale janë nisur drejt Tiranës.
Nisja e protestuesve ka nisur dhe nga Fieri. Kreu i PD-së, Luan Baçi ,deklaroi se sot është një tjetër protestë e fuqishme që vjen pas një lëvizje të fortë që bën PD.
Baçi: Protesta më masive se ajo e 16 shkurtit. Protesta e mëparshme nuk ka pasur dhunë por ka qenë një revoltë e brendshme e qytetare. PD nuk ka dhunë, protesta do të jetë masive dhe shumë e fuqishme.
Nga Gjirokastra raportohet se nuk kishte organzim si për protestën e 16 shkurtit.
Në Korçë nisja e protestuesve ka nisur prej orës 05:30 të mëngjesit. Janë nisur nga pika te ndryshme të qytetit. Protestuesit janë nisur drejt kryeqytetit me autobusa , furgonë dhe mjete private.