Dy aksidente kanë ndodhur mesditën e sotme. Në Fushë Krujë një femer ka humbur jetën si pasojë e një përplasje.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Larushkë, ku një makinë është përplasur me një shtyllë.
Mësohet se në këtë aksident ka ndërruar jetë një 23-vjeçare.
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel.
Një makinë ka përplasur një nxënës pranë një shkolle në qytet.
Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta të mesditës, ndërsa i plagosur është fëmija i një oficeri policie.