Rama ka frikë nga qytetarët, blindon Gjirokastrën, protestuesit i bllokojnë rrugën

Premte, 22 February 2019 13:25

Kryeministri Edi Rama po pritet me protesta dhe në qytetin e Gjirokastrës, ku do të nisë sot një vizitë dy ditore.

Një grup qytetarësh me në krye deputetin demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu kanë bllokuar rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, ndërsa për të mbarëvajtur protestën dhe për të shmangur çdo incident ka dhe forca të shumta policie.

Shehu u shpreh se kjo është një protestë kundër varfërisë, ndërsa tha më tej: Kjo është një protestë kundër varfërisë, ne jemi këtu për të thënë Rama ik. I gjithë qarku i Gjirokastrës është i blinduar pasi ky njeri ka frikë nga qytetarët, përpiqet që të fshihet pas uniformave blu. 
Tritan Shehu tha se Rama nuk duhet të shkelë në Gjirokastër ndërsa ka detyruar 8000 banorë të saj të lenë shtëpitë e të emigrojnë vetëm në 2 vitet e fundit.

Vetë qytetarët e pranishëm thanë se qarku i Gjirokastrës është përballur vitet e fundit me harresë nga ana e qeverisë, ku nuk ka pasur asnjë investim. Kjo është protesta e parë kundër Ramës, pas paralajmërimit të Lulzim Bashës se pas djegies së mandateve qytetarët do të zbrisnin në rrugët e të gjithë vendit.

17ea8cd1-1a63-4355-b8f0-69b32a1c493f.jpg

Modifikuar më Premte, 22 February 2019 13:47
Login to post comments