Tjetër skandal, vidhet një magazinë në Ministrinë e Brendshme.

Premte, 22 February 2019 15:27

Pas vjedhjes së armëve në Pashaliman, një tjetër vjedhje ne permasat e një skandali, konstatohet në një magazinë në Ministrinë e Brendshme.

Bëhet fjale për Qëndrën e Furnizimit të Materialeve Teknike ish reparti 100 në Mullet.

Mësohet se në këtë magazinë ku krahas matarialeve të tjera mbahen edhe armë, të cilat përdoren nga efektivet, është konstatuar mungesa e dy pistoletave të tipit të fundit .
Mungesa e armëve është vënë re në muajin dhjetor të vitit të kaluar gjatë rikostruksionit të objektit.

Mësohet se dy nga valixhet ku ndodheshin armët u janë dukur të lehta personave që po merreshin me spostimin e materialeve, dhe pasi i kanë hapur kanë konstatuar se ishin të boshatisura.

Pas kësaj ka nisur nje audit ku është konkluduar se krahas dy pistoleta jane vjedhur edhe materiale te tjeram shkruan ora neës.

Menjëherë çështja i ka kaluar për tu hetuar nga SHÇBA, e cila pasi ka kryer verifikimet i ka referuar materialet në prokurorinë e Tiranës.

Referimi është bërë në muajin dhjetor ndërsa i ka rënë për t'u hetuar prokurorit Elio Mazreku.

Verifikimet kanë nisur për të përcaktuar kohën kur ka ndodhur vjedhja.

Të dyshuar janë të gjithë personat që kanë patur akses në magazinë si dhe ata që kanë patur për detyre ruajtjen e saj. Gjithashtu valixhet ku mbaheshin armët janë dërguar për ekspertim ne policinë shkencore për të gjetur gjurmët e gishtave te personave që i kanë prekur pë here te fundit.

Modifikuar më Premte, 22 February 2019 15:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...