Akuza për një artikull/ Argita Malltezi përgenjeshtron Taulant Mukën

Premte, 22 February 2019 14:38

Pas publikimit të një lajmi nga Taulant Muka ku përflitej se Pedagogja Argita Malltezi paska kopjuar një artikull që e ka publikuar më pas ka ardhur edhe ragimi i pedagoges së njohur.

Ajo në një shenim të saj shprehet se “Mund të provohet fare lehtë nga dosja që ndodhet në Ministrinë e Arsimit se ky artikull nuk figuron në listen e artikujve apo prezantimeve në konferenca që unë kam dorëzuar për marrjen e titujve shkencorë dhe as që gjendet në ndonjë nga CV-të që unë kam përdorur ndonjëherë”

Ja reagimi i plotë i Pedagoges  Malltezi:

 
 

Taulant Muka ka bërë zbulimin se një artikull që mban emrin tim, i botuar në vitin 2011 është plagjiaturë e artikullit të një punimi tjetër. Sqaroj publikun se:

Artikulli në fjalë nuk është i imi dhe nuk ia kam idenë pse emri im figuron si autor i dytë. Mund të provohet fare lehtë nga dosja që ndodhet në Ministrinë e Arsimit se ky artikull nuk figuron në listen e artikujve apo prezantimeve në konferenca që unë kam dorëzuar për marrjen e titujve shkencorë dhe as që gjendet në ndonjë nga CV-të që unë kam përdorur ndonjëherë. Në botimet e mia të dorëzuara për marrjen e titujve, përveç artikujve të botuara në revista vendase dhe ndërkombëtare janë edhe disa libra, të cilat janë pjesë e fondit të bliblotekave vendase dhe të huaja, përfshirë Library of Congress.

Nëse z.Muka do të kishte integritet kërkimor, vulën e të cilit pretendon se mban në Shqipëri, do të kishte marrë mundimin të kontaktonte me autorët të cilëve u përmend emrin për të pyetur nëse kanë shkruar një shkrim të tillë. Por mesa duket shërbimet që Muka kryen për llogari të të tjerëve janë më afër mendjes së tij sesë kërkimi shkencor pranë zemrës.

Modifikuar më Premte, 22 February 2019 14:41
Login to post comments