Dhunë sistematike fizike e psikologjike prej kohësh por tashmë duhet të qëndrojë larg gruas dhe fëmijëve.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme i ka vënë prangat një zjarrfikësi të akuzuar për veprat penale “Torturë” dhe “Dhunë në familje”. Por zjarrfikësi i arrestuar Lorenc Hatia nuk është i panjohur për opinionin publik.
Madje dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj publikoi foton e tij dhe një falënderim të veçantë.
Por sot Ministria e Brendshme tha se familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA. Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes.