Vidhte naftë në ofiçinën ku punonte, prangoset 44-vjeçari

Saturday, 23 February 2019 10:45

Një 44-vjeçar me inicale E.G., banues në qytetin e Fierit, ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke vjedhur naftë dhe vaj lubrifikant në kompaninë ku punonte si mekanik.

Ndalimi i tij u bë në Zharrëz, Patos, në ofiçinën e kompanisë ku punonte.

Policia gjeti dhe sekuestroi në makinën e tij disa bidona plastikë të mbushur me vaj dhe naftë.

 Ndaj 44-vjeçarit rëndon akuza "vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Login to post comments