Skandal në Ministrinë e Infrastrukturës/ Ambasadorit norvegjez i anulohet papritur takimi

Tuesday, 26 February 2019 12:42

Një skandal ka ndodhur në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi ambasadorit norvegjez për Shqipërinë dhe Kosovën,Strand Sjaastad i është anuluar në mënyrë të papritur takimi me ministren Belinda Balluku.

Ambasadori i Norvegjisë është paraqitur në Ministri për takimin me ministren dhe i është komunikuar anulimi.

Nuk dihet arsyeja e anulimit të papritur të takimit të ambasadorit norvegjez me ministren Balluku, por anulimi në mënyrë të tillë i një takimi të përcaktuar më parë cilësohet skandaloz për një institucion shtetëror.

Ambasadori i Norvegjisë në Shqipëri dhe Kosovë, Sjaastad ofron mbështetje për studentët shqiptarë me bursa. Ai është i angazhuar edhe për mbështetjen e zhvillimit të energjisë së pastër të rinovueshme.

Login to post comments