Jo vetëm qeveri e drogës, por edhe e gazit helmues

Tuesday, 26 February 2019 19:14

Historia na mëson se një ndër masat më të egra naziste ishte përdorimi i gazit helmues. Sikur të mos donim shumë kohë ta mendonim e ta analizonim këtë, qeveria e Edi Ramës po dëshmohet tashmë si qeveri e gazit helmues. Pasi ndoti vendin me mbjelljen e hashashit, pasi i dha dorë të lirë krimit duke e bërë pjesë të qeverisë, qeveria do ta shuajë çdo kundërshti nëpërmjet gazit. Pikërisht në Kuvendin e Shqipërisë, aty ku luhet tashmë vetmia e madhe, aty ku agjitatorët e Ramës aktrojnë, qeveria mbrohet me gaz. Ata të kapardisurit si trima të mëdhenj po zgjasnin qëndrimin në sallën e Kuvendit, nga frika e sovranit të revoltuar. Mbeten me shpresë te gazi helmues. Nuk e përballojnë dot sovranin ndryshe.

Login to post comments