Deputetët socialistë dhe kryetari i Kuvendit, Gramos Ruçi, thuajse e kanë kaluar në ilegalitet Kuvendin e Shqipërisë duke organizuar seanca të fshehta dhe të papritura, me qëllim shmangien e përballjes me protestuesit përpara hyrjes në sallë.
Opozita arriti të mbledhë një numër të madh njerëzish dhe pamjet e para treguan se disa deputetë dhe ministra socialistë mezi ia dolën të futen në sallë.
Por asgjë nuk ka mbaruar.
Nëse deputetët e Ramës arritën të futen në Kuvend, ata ende nuk e dinë si do dalin prej aty.
Zhurma e shashkave dhe thirrjet e protestuesve kanë shkaktur panik tek disa deputetë, të cilët tani duhet të mendojnë se si do dalin nga salla e seancave plenare.