Është në Tiranë e jo në Siri/ Qytetari i helmuar lëngon në dyqanin e tij

Tuesday, 26 February 2019 21:35

Hedhja masive e gazit lotsjellës nga ana e policisë ka bërë që disa protestues të paraqesin edhe probleme shëndetësore.

Kjo nuk iu ka ndodhur vetëm protestuesve të pranishëm përpara Kuvendit por edhe qytetarëve të thjeshtë, që kanë qenë duke udhëtuar në këtë pjesë të qytetit apo edhe për ata që kanë bizneset e tyre aty afër.

Njëri nga këta të fundit shihet në videon e mëposhtme, ku një tregtar që shet këpucë në një dyqan pranë godinës së Kuvendit, nga hedhja e gazit lotsjellës ka paraqitur problem shëndetësore.

Siç shikohet në video, ai është shtrirë në dyshemenë e dyqanit të tij dhe rënkon për shkak të pasojave të sasisë së madhe të gazit që është hedhur

Modifikuar më Tuesday, 26 February 2019 21:36

Video

Login to post comments