E shkarkon qeveria, por nuk e lëviz ministria

Premte, 01 Mars 2019 11:07

Në qeverinë e Edi Ramës, posti i zëvendësministrit ka rolin e një komisari politik, atë të ngarkuarin e posaçëm me propagandë. Vetë Këshilli i Ministrave nuk është gjë tjetër veçse një organ që agjitacionin e propagandën ka punën e vet kryesore. Zëvendësministrat lëvizin në funksion të ushtrimit të propagandës. Para një muaji, Këshilli i Ministrave shkarkoi zëvendësministrin e Arsimit, Shpati Kolgega. Mirëpo, Ministria e Arsimit as pyet për këtë vendim. I shkarkuari vijon të jetë zëvendësministër.

Login to post comments