Njihuni me ERTV-në, qendrën e propagandës në Kryeministri

Premte, 01 Mars 2019 11:12

Në gjithë botën dy persona kanë pasur televizione të posaçme, Edi Rama në Shqipëri dhe Hugo Çavesi (i vdekur tashmë). Përderisa qeverisja e Ramës është konceptuar si trushparje, pra vetëm agjitacion e propagandë, çdo gjë bazohet në shkatërrim të financave publike dhe pranisë së ekzekutivit në media. Qeveria ngjan si një ndërmarrje publiciteti, ndërsa kryeministri aktori kryesor i saj. Për këtë arsye, ministritë dhe bashkia e Tiranës kanë ngritur studio të posaçme propagande, me të cilat servirin lajme të gatshme për televizionet, gazetat e portalet. Synimi është që lajmet e këta të tyre të jenë shumica dhe të mbytin çdo mendim ndryshe që tregon të vërtetën. Këto ekipe propagandistësh synojnë paraqitjen e gënjeshtërt e realitetit. Shihni një foto të atyre që marrin rrogën e shtetit, por që nuk bëjnë asgjë shtetërore, veçse personale për Edi Ramën. Askund nuk është e shkruar që tekat e kryeministrit duhen paguar. Sa janë këto agjitatorët e propagandës nuk është as një drejtori arkivi në Shqipëri. Epo çfarë na duhen arkivat, propaganda mbi të gjitha. Numërojeni vetëm një turn të propagandës.

Modifikuar më Premte, 01 Mars 2019 18:07
Login to post comments