Prostituonin 37 vajza, 16 të arrestuar, shqiptarë e grekë

Premte, 01 Mars 2019 15:26

Policia greke ka goditur një grup të trafikut të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Sipas policisë janë arrestuar 16 persona, anëtarë të këtij grupi shtetas shqiptarë e grekë. Mes tyre është dhe kreu i grupit kriminal, një 37-vjeçar shqiptar.

Mësohet se ata shfrytëzonin 37 femra si prostituta në Greqi. Bëhet fjalë për femra nga Shqipëria, Rumania, Ukraina, Moldavia por dhe nga Greqia.

Klientët paguanin 70-150 euro për një takim, ndërsa grupi fitonte deri në 5000 euro në ditë. Po kështu policia ka sekuestruar 8 makina, 1 motor dhe 25.000 euro.

Login to post comments