Ditën e premte Gjykata e Apelit në Shkodër shqyrton masat e sigurisë për 11 protestuesit në Rrugën e Kombit që u mbajtën në burg.
Protestuesit e apeluan vendimin e Shkallës së Parë të gjyqësorit si të padrejtë. Nga një video e siguruar nga avokatët dëshmon se arrestimi është bërë natën në mënyrë banale dhe jo paradite si ka deklaruar organi i akuzës.
Pavarësisht fakteve prokuroria nuk tërhiqet nga kërkesa për të mbajtur në burg të arrestuarit.
Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike e quajti këtë krim shtetëror, sepse sipas tij, pas arrestimeve të paligjshme, policia dhe prokuroria kanë falsifikuar dokumentet zyrtare.