“Shqiptari më i urryer në botë” nuk ndalet as në burg. Ja çfarë iu zbulua

Saturday, 09 Mars 2019 20:23

Byroja amerikane e burgjeve tha se është duke hetuar ish udhëheqësin e kompanisë farmaceutike Martin Shkreli, pasi mediat kanë raportuar se ai edhe gjatë qëndrimit në burg ka ndihmuar zhvillimin e kompanisë duke përdorur një telefon të kontrabanduar.

Hetimi është paralajmëruar nga The Wall Street Journal. Byroja e Burgjeve ka deklaruar se posedimi i telefonit të kontrabanduar në burg konsiderohet shkelje dhe mund të sjellë deri tek izolimi i të burgosurit dhe ndalimi i vizitave.

Benjamin Brafman, avokat i Shkrelit, ka refuzuar të komentojë. Gazeta Journal ka raportuar se Shkreli, 35 vjecar, ka ende ndikim të madh në kompaninë Phoenixus AG. Shkreli ishte dënuar shtatë vjet burg për shkak të mashtrimit të

Shkreli, i lindur në Bruklin nga prindër shqiptarë që kishin migruar në SHBA, u bë i njohur me nofkën “Pharma Bro” në shtator të vitit 2015.

Prokurorët e akuzojnë atë se ka marrë ilegalisht aksione të “Retrophin Inc”, një firmë bio-teknologjike që ai e ngriti në vitin 2011, dhe i ka përdorur ato për të shlyer borxhe të bizneseve të tjera. REL

Login to post comments