Vrasja në Peqin, policia jep detaje

Saturday, 09 Mars 2019 21:11

Policia ka zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Peqin, ku i mituri vrau aksidentalisht vëllain e tij.

Përpara se të ndodhte ngjarja, dy vëllezërit kanë qenë duke kullotur bagëtitë, në pyllin e fshatit Galush.

Më pas, sipas policisë, nga pakujdesia, Kristian Lleshi i cili nuk ka mbushur ende 13-vjeç, ka qëlluar aksidentalisht mbi të vëllanë, 20-vjeçarin Ronaldo Lleshi, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Informacion paraprak

Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një i mitur  i cili  ende nuk ka mbushur moshën14-vjeç,  dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll.,  20 vjeç.

Ata ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Login to post comments