FOTO/ ‘Mafia Brutale’, historiku i bandave shqiptare që kontrollojnë Britaninë dhe Europën

Diel, 10 Mars 2019 22:21

 Mafia brutale”! Me këtë titull prestigjozja britanike “The Sun” tregon historinë se si u krijuan bandat shqiptare në Britaninë e Madhe, që sipas ekspertëve, janë më të rrezikshmet në qarkullim.

“Lufta e Kosovës solli në brigjet e Britanisë një numër të madh njerëzish që kërkonin azil. Zyrtarët e emigracionit, të paaftë për t’u përballur me këtë fluks lejuan refugjatët të krijonin një jetë të re. Mes tyre ishin shumë shqiptarë që pretendonin të ishin kosovarë në atë që është përshkruar si “rasti më i madh i kalimit të kombësisë” në historinë e kohëve të fundit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan gazeta britanike në artikullin e saj..

Sipas shkrimit, shqiptarët fillimisht u futën në “biznesin e prostitucionit”, që atëherë kontrollohej nga mafia malteze. Shumë shpejt pushtuan gjithë tregun, ndërsa në librin e tij “Kjo është Londra”, autori Ben Judah tregon disa nga historitë më të dhimbshme të torturimit të vajzave që përdoreshin si prostituta.

Paul Holmes, një ish-inspektor i policisë dhe kreu i njësisë së trafikimit seksual në Scotland Yard thotë se me futjen e shqiptarëve në lojë niveli i dhunës u rrit, aq shumë se oficerët e policisë në terren nuk kishin parë ngjarje të tilla. Sipas tij hakmarrja e shqiptarëve bëri që dhe mafia siciliane të venitej. “Me shpejtësi në rritje ata filluan të merrnin pjesë të mëdha të biznesit të seksit në Londër, në zonat qendrore dhe periferike”, thotë Paul Holmes.

Në nëntor statistikat e lëshuara nga Agjencia Kombëtare e Krimit treguan se shqiptarët ishin përgjegjës për një rritje me 35 përqind të viktimave të trafikut njerëzor.

Sipas “The Sun”, shumë shpejt shqiptarët u shkëputën nga prostitucioni dhe kapën tregun kaq shumë të lakmuar, atë të drogës. Në fillim me kanabis, që e mbillnin brenda apartamenteve. Sipas zyrtarëve të policisë në fillim të viteve 2000 në Londër shqiptarët luftuan kundër bandave xhamajkane dhe kineze për kontrollin e tregut të paligjshëm të drogës.

“Tani ata kanë lëvizur për të depërtuar në të gjitha nivelet e tregtisë së drogës në Mbretërinë e Bashkuar, duke kapur tregun 5 miliardë paund të kokainë, madje janë të aftë që të kontrollojnë importet nga Amerika e Jugut dhe Evropa veriore”. Dhjetëra shqiptarë janë arrestuar, ndërsa zënë vendin e dytë të shtetasve të huaj në burgjet në Mbretërinë e Bashkuar me 760 të arrestuar, 433 prej të cilëve merreshin me trafikun e kokainës.

“Ata veprojnë mbi “besën” dhe “kanunin” , ndërsa kokaina tani është më lirë për gati 30 vjet dhe pastërtia më e larta për një dekadë. Ata janë bërë partnerë me ‘Ndranghetën’ italiane dhe furnizuesit e Amerikës Latine. Shqiptarët tashmë i kanë vendosur anëtarët e tyre në disa nga portet më të mëdha të Evropë, si Roterdami dhe Antwerp, për të korruptuar zyrtarët e porteve dhe për të kontrolluar tregtinë e kokainës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...