Paralajmёrohet BE, pritet një valё e re refugjatёsh në Ballkan

Hënë, 11 Mars 2019 09:18

Qeveria nё Bosnje parashikon njё rritje masive tё numrit tё refugjatёve, qё duan tё mbёrrijnё nё kufijtё e jashtёm tё BE-sё. Ministri i Sigurisё kёrkon qё shtetet e BE-sё tё angazhohen pёr t'i bёrё ballё situatёs.

Nё pranverё do tё ketё njё "pёrshkallёzim tё problemit tё migracionit", parashikon ministri i Sigurisё, Dragan Mektic nё njё intervistё pёr agjencinё e lajmeve AFP.  Ndonёse numri i migrantёve ilegalë ёshtё ulur gjatё muajve tё dimrit janar e shkurt me  gjithsej 2300, me rritjen e temperaturave sёrish ata do tё shtohen, thotё Mektic. Kjo prek "jo vetёm Bosnjen por tё gjithё itinerarin" nga kalojnё refugjatёt. Vitin e kaluar mbёrritёn nё Bosnje rreth 22.000 migrantё nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Azia. Sipas ministrit vendi ёshtё i mbingarkuar me kёtё problem.

Qёllimi i refugjatёve tё mbetur nё Bosnje ёshtё kufiri me vendin anёtar tё BE-sё, Kroacia. Sapo ata e kalojnё kёtё kufi, mund tё aplikojnё zyrtarisht pёr azil nё BE. Shumica e refugjatёve duan qё andej tё shkojnё nё Europёn Perёndimore. Aktualisht nё Greqi rreth 70.000 vetё janё duke u pёrgatitur pёr udhёtimin e mёtejshёm pёrmes Ballkanit drejt BE-sё, thotё ministri Mektic. Kёto shifra, thotё ai, i kanё ardhur nga "institucione zyrtare europiane". Por deri tani BE-ja po e injoron kёtё problem.

"Ne duam tё jemi pjesё e njё zgjidhjeje europiane, por BE-ja nuk mund tё bjerё dakord pёr njё zgjidhje", kritikon ministri. Vitin e kaluar BE-ja i vuri Bosnjes rreth nёntё milionё Euro nё dispozicion pёr strehimin e refugjatёve. Nё tetё qendra pritjeje, sipas Mektic janё strehuar rreth 3500 vetё.

Kryesisht nё ishullin grek Samos gjendja ёshtё prej muajsh e tensionuar. Atje zyrtarisht ka vend pёr tё strehuar 650 refugjatё, por faktikisht ndodhen rreth 4000 vetё tё strehuar nёpёr ҁadra e kontejerё.

Njё ndihmesё tё vogёl nё lkёtё drejtim pritet tё vijё prej marrёveshjes sё vendosur gjatё javёs sё shkuar mes qeverisё greke dhe asaj portugeze. Nё bazё tё marrёveshjes pёrgjatё njё faze pilot Portugalia do tё marrё 100 refugjatё nga Greqia, kryesisht familje nё nevojё. Lisbona mё vonё do tё pranojё deri nё 900 refugjatё, tё cilёt ndёrkohё ndodhen nё Greqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...