“Katër shqiptarë humbin jetën në Gjermani, punonin në ndërtim”

Saturday, 16 Mars 2019 08:50

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Frankfurt të Gjermanisë. Mësohet se katër djem shqiptarë të moshës 23-24 vjeç kanë humbur jetën teksa kanë qenë duke punuar në një ndërtesë.

Personi i cili i ka bërë me dije lajmin është i afërmi i njërit prej djemve që ka humbur jetën në punë.

 

Familjari i Olsit (njëri prej djemve), ka treguar për JOQ ngjarjen e dhimbshme sesi është nisur ai nga Durrësi drejt Gjermanisë për punë.

Familjari kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve në Gjermani për të ditur më shumë informacione lidhur me ngjarjen, pasi pronari për të cilin punonin të rinjtë shqiptarë ishte italianë dhe e ka mbajtur ngjarjen të fshehtë për të mos dëmtuar imazhin e tij.

Të tjerë familjarë kanë shkuar në Gjermani për të kërkuar trupat e të rinjve të cilët kanë humbur jetën në mënyrë tragjike. Gjatë kohës që kanë qenë duke punuar, vinçi u ka rënë spër duke u marrë jetën.

Për Olsin ka qenë dita e parë dhe e fundit e punës në Gjermani.

Mesazhi i familjarit të Olsit në JOQ:

Përshëndetje JOQ! Dje në Gjermani, në Frankfurt kanë humbur jetën disa shqiptarë. Ata punon në ndërtim dhe ndërtesa ku punon është shembur.

Janë djem të rinj, por ju lutem nëse mund të merrni ndonjë informacion më shumë. Ndër to ishte një i njohuri ynë 24 vjeç dhe dimë që ka humbur jetën, por për të tjerët nuk dimë asgjë. Për të afërmin tonë, ai është pa letra dhe punonin në ndërtim atje.

Njëherë na thanë që janë katër shqiptarë që kanë humbur jetën. Së bashku me të afërmin tim ka qenë edhe një djalë tjetër. Të dy nga Durrësi dhe të dy kanë humbur jetën. I afërmi im Olsi, pardje kishte filluar punë aty, pasi ja kishte kërkuar shoku i tij. Dmth dita e parë dhe e fundit për të.

Mesa më thanë është rrëzuar vinçi në atë ndërtesë dhe muri është shembur duke ju rënë punëtorëve sipër. Pronari ishte italian dhe ai jua ka marrë pasaportat të lënduarve që të mos i dëmtohet imazhi i tij dhe nuk ka treguar asgjë.

Kanë ikur 10 familjarë tanët në Gjermani për të kërkuar trupat e të rinjve dhe kanë kërkuar në 3-4 morgje atje dhe tani vonë na thanë që i gjetën. Kjo është e tmerrshme. Ata ishin të rinj 23-24 vjeç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...