Frankfurt, hapet panairi më i madh i librit në botë

Tuesday, 09 October 2018 16:45

U hap në Frankfurt panairi më i madh tregtar në botë për industrinë botuese me 7 000 ekspozues nga 105 shtete të ndryshme, bëri të ditur shtypi vendas.  Organizatorët thonë se ngjarja vazhdon të rritet me 3,0% më shumë ekspozues në 2018 sesa vitin e kaluar. Në vitin 2017 më shumë se 250 000 njerëz vizituan panairin e librit.

Autorja nigeriane, Chimamanda Ngozi Adichie është ftuar të flasë në ceremoninë e hapjes dhe në mbrëmje do të jetë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, e cila do të mbajë një fjalim. Vendi i ftuar i këtij viti është Gjeorgjia, e cila është paraqitur me pavijonin e saj.

Kryeministri gjeorgjian, Mamuka Bakhtadze pritet të jetë i pranishëm në ceremoninë e mbrëmjes.

Login to post comments