Veliaj dhe drejtoresha e tij, thirrje antikombëtare e raciste

Diel, 17 Mars 2019 18:45

Pas protestës së opozitës, zëvendësministri i propagandës së qeverisë “Rama”, Erion Veliaj, lëshoi thirrje tipike përçarëse antikombëtare, të ngjashme me ato të regjimit komunist. Veliaj aludoi se pjesëmarrësit në mitingje ishin të ardhur e nënkuptonte fshatin. Veliaj i cili vetë është 100% fshatar, madje i shkallës së tretë, e quan veten tiranas vetëm pse prindërit e tij lanë stanet dhe u vendosën si shërbëtorë të regjimit komunist në kryeqytet. Sikur të mos mjaftonin komentet në përsëritje të Veliaj, drejtoresha e tij e përgjithshme, e quajtura Julinda Dhame, u shpreh se do “pastronte plehrat e katunarëve”. Edhe kjo sigurisht pa lidhje me Tiranën, por ardhacake nga ata që sillte regjimi i Enverit për kastën e tij, është një prej zyrtareve më të korruptuara sipas KLSH-së në kohën kur drejtonte agjencinë e turizmit. Por të jesh i korruptuar, në qeverisjen e Rama-Veliajt është vlerë. E kësisoj, kjo ndodhet e punësuar në Bashkinë e Tiranës. I duket vetja se është nga Tirana. Kushedi çfarë i ka punuar buxhetit të bashkisë edhe atje, gjë që ngelet për raportet e radhës së KLSH-së. Se ajo pamja kur ndan supë me Veliaj është për spektral, për propagandë. Sa financa gllabërojnë këta që lëshojnë thirrje përçarëse e raciste, mund të iu ishte rritur mirëqenia kushedi sa banorëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...