Sa para të popullit harxhoi Veliaj në ditën e shtyrë të verës

Diel, 17 Mars 2019 19:22

Erion Veliaj njihet si njeriu i dytë i propagandës së Partisë Socialiste. Pas Edi Ramës dhe gojës së tij Spiropali, Veliaj mund të kuptohet si një individ që në mendje ka vetëm dy gjëra: paranë dhe propagandën. Qeverisja e tij në Tiranë, nëse do t’i hiqje këto të dyja do të dilte ashtu siç është: zero. Këtë vit, Veliaj bëri gjënë më të jashtëzakonshme. Theu ligjin e festave zyrtare. E spostoi datën e ditës së verës me një njoftim në rrjetet sociale. Këtë e lidhi jo me kohën apo “shiun me gjyma” që ngeli një imagjinatë, por vetëm me mitingun e opozitës së datës 16 mars. Nisur nga zanati i vjetër që ka Veliaj, duke qenë se për financat publike ai është një rrezik i përhershëm, festimet e ditës së verës kanë përfunduar me një faturë goxha të kripur për kryeqytetin. Pa frikë fare mund të thuhet se me këto harxhime të kota mund të ishin ndërtuar disa shkolla e kopshte, kushedi sa rehabilitime, e punime të tjera. Veliaj, sigurisht nuk ka transparencë. Topin e ka vetë dhe as pyet për gjë tjetër. Firmat me të cilat bashkëpunon janë dora e zgjatur e tij në kushte të tjera. Mjerë e popull që feston të zezën tënde me kryetarë të tillë që festën e kanë mjet për të bërë atë që nuk duhet bërë. Jo për gjë, por drejtoresha e përgjithshme e Veliajt, Julinda Dhame, kur drejtonte agjencinë e turizmit, la goxha faturë financiare të kripur të keqpërdorur (vjedhur d.m.th.). E pra kjo drejton këto operacione.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...