Bulevardi “Zog I”, e shkatërroi Rama, do ta vjedhë Veliaj, 7 milion dollarë për 600 metra

Tuesday, 19 Mars 2019 10:41

Bulevardi “Zog I” është ndërtuar në vitin 1931. Deri në vitin 2004, ai i qëndroi kohrave. Cilësia e lartë e punimeve bënë që ai të duronte Luftën e Dytë Botërore, komunizmin dhe 1997-n. Në vitin 2004 nisën punimet për rehabilitimin e tij. Firma fituese kishte vetëm pak ditë që ishte licencuar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama me mburrje gjeli deklaroi se vetëm pas 70 vjetësh do të mund të rehabilitohej bulevardi “Zog I”. E si mallkim i keq, nuk u deshën 70 vjet, apo 70 ditë, por ditën e dytë, bulevardit filluan t’i lëvizin pllakat. Një punë e dobët që duhet të kishte një skuadër në burg, nisur nga Edi Rama e gjithë vartësit e tij. Asgjë nuk ndodhi sepse këta e kishin zgjidhur duke kapur prokurorinë. Tanimë, glasën që ka bërë Edi Rama do mundohet ta fshehë me kosto të madhe Erion Veliaj. “Tenderi” do qëndrojë i hapur deri në datë 11 prill, ditën që kujton largimin nga kjo botë të “komandantit legjendar”. Deri në marrjen e shumës nga ndonjë komisar partie, po luhen lojëra të tilla me 70.3 milionë lekë. Do shohim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...