Bënin gjëmën me vjedhje bagëtish, kush janë 3 të arrestuarit

Tuesday, 19 Mars 2019 13:03

Tre persona janë vënë në prangat e policisë në zonën e Kamzës, të dyshuar për vjedhjen e bagëtive të trasha.

Pas hetimeve të kryera gjatë kësaj të hëne është bërë zbardhja e një sërë vjedhjesh të tjera në fushën e pronës, të kryera po nga të dyshuarit.

Kështu policia vuri në pranga Altin Murati, 25 vjeç, banues në Kamëz; Behar Zefi, 33 vjeç, banues në Velipojë dhe Gëzim Doçi, 27 vjeç, banues në Mamurras.

Gjithashtu u shpall në kërkim R. M., 30 vjeç, banues në Kamëz.

Katër të rinjtë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 13 mars, në Zall-Herr i kanë vjedhur dy bagëti të trasha shtetasit A. N.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se katër të dyshuarit në harkun kohor janar 2018-mars 2019 kanë kryer një sërë vjedhjesh ku kanë vjedhur 18 bagëti të trasha.

Në momentin e arrestimit policia iu ka gjetur të rinjve dy lopë, të cilat këta i kishin vjedhur. Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre automjete.

Aktualisht vijon puna në bashkëpunim me policitë e qarqeve të tjera për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...