Vjen mesazhi i banorëve të Unazës për terrorizimin me policë: Rama-Leshhaj do t'u tërheqim zvarrë

E mërkurë, 20 Mars 2019 18:21

Banorët e Unazës së Re që protestojnë prej disa muajsh për pronat e tyre deklarojnë se mbrëmjen e sotme forca të shumta policore kanë rrethuar zonën ku ata protestojnë përditë. Sipas banorëve, nga policia u është komunikuar se do të ketë ndërhyrje të fortë nëse ata vazhdojnë protestat dhe bllokojnë rrugët. Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe reparte të tjera speciale ndodhen në zonën e Astir. Ndërkohë që nuk mungojnë edhe punonjës civile të policisë.

Banorët thonë do të përballen me çdo mjet për të ruajtur pronën e tyre, ndërkohë kërkojnë nga drejutesit e Policisë së Shtetit të mos zbatojnë urdhëra politikë.

Disa ditë më parë Drejtori i Policisë së Tiranës u largua nga detyra për shkak se nuk kishte pranuar të zbatonte urdhrin për të shpërndarë me mjete jo ligjore, pra me dhunë, protestën e banorëve që kërkojnë kompensim të plotë ose mos prishje të ndërtesave nga ana e qeverisë.

Drejt Unazës së Re mbrëmjen e sotme po shkojnë drejtues të PD dhe LSI, të cilët që nga ditët e para të protestës janë në krah të banorëve që mbrojnë pronat e tyre.

Tensione pati edhe në protestën e mbrëmshme, ku policia arrestoi 6 banorë që protestonin.

Ish-deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndodhen pranë banorëve të “Astir” të cilët po protestojnë për mbrojtjen e pronave të tyre. Petrit Vasili, Endrit Braimllari, Përparim Spahiu, Floida Kërpaçi dhe janë përkrah banorëve ndaj të cilëve ditët e fundit policia ka ushtruar presion.

Login to post comments