Vrasja e avokatit para pak minutash ne Elbasan ka tronditur jo vetem qytetaret e ketij qyteti por mbare opinionin publik ku pasiguria eshte rritur dukshem. Ish deputeti i PD Luciano Boci ne statusin e tij ne FB pohon se qyteti eshte nen terrorin bandave
Statusi i Luciano Bocit ne FB
ELBASANI I VRARË
Një tjetër vrasje në zemër të Elbasanit.
Qyteti nën pushtetin e terrorin e bandave.
Në vendin më publik dhe në orën më të frekuentuar, vritet avokati i njohur.
Mesazhi është i qartë.
Nuk është thjesht larje hesapesh.
Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë.
Ato vendosin për jetët, për tenderat, për votat.
Po policia?!!!!
Policia arreston qytetarët që mbrojnë shtëpitë, jetët e familjeve, lirinë e votës.
Policia po përgatit setin e bombave gazlotsjellëse e helmuese të rradhës, ndaj protestuesve.
Po gjuan se kush ishte në protestë e po gjobit autobuzat që i sollën.
Krimi është partneri i saj më i çmuar.
Të ndalim çmendurinë e të çmendurin.
Ka ardhur koha!