Pas rastit në kodrat e Selitës, një tjetër rast zjarri është regjistruar para pak minutash në qytetin e Tiranës.
Bëhet fjalë për zonën e Shallvareve në kryeqytet, ku zjarri nuk ka kursyer as një biznes privat.
Në zonën ku ka rënë zjarri jeton edhe ish kryeministri i vendit Fatos Nano.
Siç mund të shihet edhe në videot e mëposhtme, zjarri ka qenë i fortë dhe është dashur ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve.