Një Bashki më shumë për të shkuar në zgjedhje të parakohëshme?!

Saturday, 23 Mars 2019 14:31

Nga Eno Bozdo

A mund t`i shpjegosh nje mendjeje normale pse je kaq i sigurte? Cfare te ben ty te jesh kaq optimist? Kur varferia eshte ulur kembekryq, kur papunesia eshte kthyer ne depresion vrases, kur reforma territoriale deshtoi me sukses te plote aq sa edhe njerezit e tu te ngushte e pohojne kete publikisht.
Mos ndoshta jane 350 mije shqiptaret e larguar nga vendi sepse jeta ketu eshte “shume monotone” dhe se kerkojne aventuren e tyre ne Evrope? Apo sepse, sipas Raportit te djeshem per Lumturine te Kombeve te Bashkuara, Shqipëria renditet në pothuajse të njëjtat nivele me shtete të tilla si Venezuela, Kamboxhia, Territoret Palestineze, Somalia, Namibia, etj…?!

Cfare dreqin te ben te jesh kaq i sigurte? A mund t`ia shpjegosh qofte edhe nje qytetari te thjeshte perse duhet te te votoje ty perseri? Kur korrupsioni po shperben vendin dhe reforma ne drejtesi po prodhon kolaps ne te gjithe sistemin! Kur administrata eshte shthurrur totalisht dhe mendjen e ka te rrjepe edhe dylekeshin e fundit nga xhepat e nevojtarit.
Mos ndoshta sepse realizove per here te pare pas 1990 “mrekulline e shendetesise falas”? Ndoshta sepse legalizove “falas”? Apo sepse reforma e Arsimit te Larte dha frytet e mrekulleshme duke sjelle kolapsin e sistemit?

Ndoshta sepse je mirekonsultuar me Gjushin, Gjiknurin, Lalen, Bushin, Frrokun, e sa e sa te tjere derisa hodhe kete sfide kaq kurajoze. Je konsultuar me “maestrot e rezultateve te “mbyllme” ne tavoline. Sic e bere ne Diber ne 2016!

Po atehere pse kerkon kaq pak. Pse nuk e con sfiden deri ne fund? Pse tregohesh i dobet kur ke mundesite per me shume? Ne vendin tend do te vija bast qe opozita nuk fiton as gjysme e atyre qe ka fituar ne 2015, madje as cerekun! Kete duhet te thoje ne fakt. Dhe ta them une pse!

Sepse tashme ke gjithcka ne dore dhe mund te jesh shume i sigurte ne rezultatin e zgjedhjeve. Sepse ke kohe qe punon per blerjen e zgjedhjeve bashkiake. Ke me shume se nje vit. Parate i ke pafund dhe do t`i derdhesh pa limit. Cunat e forte i ke mobilizuar ne cdo cep te Shqiperise. Drogen ke filluar ta mbjellesh si ne 2016, dhe s`ke pse le as edhe nje “Bashki ne kembe”.

Je kaq i sigurte sepse e di mire qe sa kohe te blesh dhe vjedhesh vota, sa kohe “te fortet” e tu do te t`i sjelin votat me thes, sa kohe administrata jote “evropiane” do te turret me turllloj presionesh per te kapur vota ne cdo cep, dhe per sa kohe tepsine e ke tenden dhe veten tende, ke mundesine t`i fitosh te gjiitha, pas asnje perjashtim.

Pra behu burre dhe hidhe sfiden: ne qofte se opozita fiton qofte edhe nje Bashki te vetme, atehere shkojme ne zgjedhje te parakoheshme. Skenderbeu ne vendin tend kete do te bente!

Login to post comments