Makina e përdorur në vrasjen e avokatit u grabit 3 muaj më parë në...

Saturday, 23 Mars 2019 16:47

Ekzekutimi mafioz i avokatit të njohur Ravik Gurra mbrëmjen e të premtes në qendër të Elbasanit ka vënë në lëvizje prokurorinë e Krimeve të Rënda për shkak të ngritjes së akuzës “Vrasjes e funksionarëve publikë”. 50 vjeçari u qëllua me dy plumba pas koke me pistoletë me silenciator nga një person i maskuar që më pas është larguar me një makinë ‘Benz’.

Automjeti u gjend në periferi të qytetit, por që nuk përbën ndonjë provë që mund të çojë në zbulimin e autorëve pasi makina është djegur plotësisht. Mjeti i përdorur në vrasje rezulton që të jetë vjedhur në Dhjetor të vitit 2018 në Fushë-Krujë. Pronari kishte bërë denoncim për vjedhjen e makinës së tij.

Ngjarja dyshohet se mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së avokatit. Ravik Gurra 50 vjeç ka qenë avokat në disa çështje të rëndësishme kriminale në vend si ai i fisit Çapja në Elbasan, në procesin e Emiljano Shullazit, apo ngjarje të shkuara si ai i hakmarrjes për Drejtësi.

Login to post comments