‘Hajde bli mollë o Edi Rama’/ Fermeri nga Korça shpërthen ndaj kryeministrit

Hënë, 25 Mars 2019 17:32

Fermerët edhe këtë vit janë detyruar të hedhin prodhimin e tyre, për shkak të mungesës së tregut, por dhe për shkak të mungesës së një plani të qartë të qeverisë për mbështetjen e prodhimit vendas.

Një femre nga Korça ka shkulur sot të gjithë pemët frutore, pasi sipas tioj ato nuk shërbejnë për gjë tjetër, vetëm për proagandën e Edi Ramës.

.Një video e një fermeri në Qarkun e Korçës, tregon se si pemët po shkulen me shpejtësi, duke rrëzuar po me kaq shpejtësi edhe propagandën e Ramës për subencionimin e fermerëve.

Ai dërgjohet teksa i thotë kryeministrit “Hajde o Edi Rama bli mollë tani’

Kjo video është postuar edhe nga ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari i cili shkruan. “Për ty Edi Rama: Qarku Korçë, Bashkia Pogradec, Njësia Komuna Çerrave kur në 2018 Skema Mbështetje Për Bujqësinë dhe Zhvillim 2018 Kryeministri thoshte që mos mbillni patate po mbillni mollë por sot realiteti tregon që ne, po shkulim mollët o Edi Rama për dru zjarri ,molla na mbeti stok në shtëpi. Do i shartojmë mollët me Kanabisin tënd, dhe shpresojmë që ky prodhim të të japi i pari ty të drejtën ta provosh. Të dhëntë shëndet, larg këtij populli…”.

Login to post comments